Epilogu

Nagavci për Kurtin: Të ardhmen e popullit e ka më të rëndësishme se sa postet publike

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ka kushtuar një postim në Facebook liderit të kësaj partie, Albin Kurtit, pasi ky i fundi i mblodhi në një takim deputetët e këtij subjekti politik.

Ajo mes tjerash u shpreh se ai është njeriu që qeverisjen e kupton si përgjegjësi e jo privilegj.

Ky është postimi i saj i plotë:

“Është fat që kemi një lider që të ardhmen e popullit e ka më të rëndësishme sesa cilindo post publik, një njeri që qeverisjen e kupton si përgjegjësi e jo privilegj”.

“Në të ardhmen ai do të vendos standarde të reja jo vetëm të qeverisjes, por edhe të marrëveshjeve eventuale politike që në të kaluarën të tjerët i kanë kuptuar vetëm si pazare!”, shkroi ajo.

Exit mobile version