fbpx
Lajme

Naim Geci: Vrasësi nuk e njohu Ahmet Krasniqin, fillimisht tyta m’u drejtua mua

Naim Geci ka thënë se koloneli Ahmet Krasniqi ishte ekzekutuar brenda sekondave, por sipas tij, vrasësit nuk e kishin njohur atë.

Derisa ka rrëfyer ekskluzivisht për Zona B ngjarjen se si ndodhi ekzekutimi i Ahmet Krasniqit, ai tha se tyta e armës nuk i ishte drejtuar shefit të tij fillimisht pasi koloneli për ta ishte i panjohur, njofton Klan Kosova.

”E gjitha ka ndodhur brenda sekondave, s’e ka pritur minutin”.

”Ndoshta ideja e dorasve ka qenë të kenë gjithçka nën kontrollin e tyre”.

”Aty për aty mund të them se dorasi nuk e ka njohur kush është Ahmet Krasniqi”.

”Ndoshta ashtu ka qenë e përgatitur, por mund të them nga ajo që kam parë – dorasi s’e ka njohur atë”.

Bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit, Naim Geci, tha paraprakisht se fakti që Krasniqi ishte i panjohur për vrasësit qëndron pasi dy të maskuarit biseduan mes vete duke thënë vetëm fjalët: ”Ky është… Ky!”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close