Naim Miftari, vëllau i Bllacës e Binak Maxharraj, mbështetës të mëdhenj të Kurtit, si ka mundësi?
Naim Miftari, vëllau i agjentit tanimë të konfirmuar të BIA-s serbe Nazim Bllacës – Liman Bllaca dhe Binak Maxharrajn, po i bashkon shumëçka. Përpos deklaratave shpifëse e njollosëse ndaj krerëve të UÇK-së, befasisht të tretë po i bashkon mbështetja ndaj kryeministrit aktual z. Albin Kurti. Poashtu, të tretë ishin dhe janë personazhet kryesore të mediumit bota sot.
Sipas Kadri Veselit, në një deklaratë të mëhershme, Naim Miftari ishte bastard i UDB-së, manipulant i naftës dhe i përjashtuar nga policia e Kosovës për shkak të skandaleve të ndryshme.
Naim Miftari poashtu kishte montuar raste kundër grupit Drenica. Këtë artikull e kishte publikuar mediumi koha, dhe e kishte treguar dëshmitari i mbrojtur C. “Më përdorët në tragjedinë e familjes sime. Më mashtruat. Kërkuat që edhe gruaja e ime të më bind që unë të bashkëpunoj me ju. Deklaratën më thatë se e ka dhënë dikush tjetër dhe e di emrin e personit që ka dhënë deklaratën, por ju duhet ta lexoni. Më thatë se nëse pranoj bashkëpunimin, ne do ta shërojmë gruan”, kishte thënë dëshmitari “C” në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Ai kishte thënë se deklarata që tash pretendohet se është e tij, është dhënë nga një person me emrin Naim Miftari, dhe se ky vetëm e ka nënshkruar”.
Naim Miftari, përmes mediumit bota sot, vazhdimisht ka lëshuar deklarata në mbrojtje të Albin Kurtit. Poashtu, Dan Deliu, një ish aktivist i madh i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka foto me të gjithë krerët e VV-së, ka thënë se “Naim Miftarit i ka kërku Kurti nëpërmjet Sveçlës me dal në skenë, “e kam pa me sytë e mi”.
Përpos tij
Përpos tij, edhe vëllau i Nazim Bllacës – Liman Bllaca ka dalur publikisht në mbështetje të Albin Kurtit. Nazim Bllaca, me dokumente dhe përgjime tanimë është konfirmuar se për dekada me radhë i ka shërbyer sigurimit shtetëror serb, respektivisht UDB-së e pastaj BIA-s serbe.
Binak Maxharaj, i cili ishte avancuar në Komitetin Komunal të Lidhjes së Komunistëve, ku u dallua për egërsinë e tij kundër çdo gjëje shqiptare në Kosovë, publikisht është në mbështetje të kryeministrit Albin Kurti. Gjeneratat e vjetra e dinë që ai në fakultet ka qenë një polic-profesor, i cili me firmën e tij ka përjashtuar studentë nga universiteti pas vitit 1981, duke i etiketuar si nacionalistë-iredentistë. Ka qenë një komunist jugosllav shumë fanatikë, që duke mbrojtur vlerat jugosllave, përpiqej të shkatërronte vlerat shqiptare.
Si ka mundësi, që të tretë, në baza të përditshme, fyejnë dhe njollosin krerët e UÇK-së dhe mbështesin kryeministrin Albin Kurti, pikërisht prej platformës mediatike, të cilën gjenerali gjerman Reinhard e kishte quajtur mediumi më i keq që kam parë ndonjëherë, mediumi bota sot.