fbpx
Lajme

Dëshmitarja kundër Thaçit është serbe, prokurori tregon që djali i saj ishte pjesë e Ushtrisë serbe

Dragica Bozhariq është dëshmitarja e radhës në rastin e krerëve të UÇK-së.

Prokurori e ka paraqitur një përmbledhje të dëshmisë së dëshmitares, ku pjesëtarë të UÇK-së, sipas dëshmitares, i kishin marrë burrat duke i ndaluar.

Dëshmitarja kushëririn dhe djalin i kishte pasur pjesë të Ushtrisë së Serbisë, raporton Nacionale.

Ajo pretendon se që nga koha e luftës nuk i kishte parë më bashkëshortin dhe djalin.

Përmbledhja e prokurorit:

Në korrik 1998 Dragica Bozhariq jetonte në komunën e Rahovecit me familje. Gjatë natës duke u gdhirë 18 korriku i 1998, dëshmitarja anëtarët e familjes dhe anëtarë të tjerë serbë u sulmuan nga UÇK-ja në banesat e tyre. Në mëngjesin e 18 korrikut 1998, serbët u dorëzuan. Dhe i dërguan me veturë në një fshat afër. Aty UÇK-ja i ndau burrat nga gratë, te burrat ishin djali dhe bashkëshorti i dëshmitares. Gratë qëndruan në të njëjtën banesë. Ajo dëgjonte që burrat serbë i rrihnin. Dëshmitarët e morën në pyetje për kushëririn dhe djalin që kishin shërbyer në ushtrinë serbe.

Me atë rast, kur e pa bashkëshortin e pa se edhe ai kishte mavijosje në fytyrë. Të gjitha gratë serbe në të njëjtën ditë, u dërguan për në Zoqishtë ku dëshmitarja ua dha letrën që ia kishte dhënë bashkëshorti. Ata i mbajtën të ndaluar burrat serbë. Gratë i dërguan në Manastir ku qëndruan për dy ditë. Më pas UÇK-ja i zhvendosi civilët në Semetishtë dhe i mbajti të ndaluar për një natë në shkollën e fshatit. Disa prej serbëve u morën në pyetje. Dëshmitarja dhe të ndaluarit e tjerë më pas u liruan nga Kryqi i Kuq.

Dëshmitarja nuk e pa më kurrë bashkëshortin dhe djalin.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close