fbpx
Lajme

Nait Hasani – gjyqtarëve serb: Mund të më dënoni 101 vjet, por Pavarësia nuk ndalet

Jakup Krasniqi në librin e tij “Kthesa e madhe”, botuar në vitin 2006, kishte përmendur edhe njërin nga themeluesit e UÇK-së z. Nait Hasani. Ai e ka sjellur deklaratën e Nait Hasanit para gjyqtarëve serb gjatë gjykimit.

“Në fjalën përfundimtare të Nait Hasanit thënë në gjykatoren armike, ndoshta më së miri shihet kjo frymë e re filozofike dhe politike. Ai pati deklaruar: “Jashtë këtij gjyqi po vendoset për Kosovën. Trupi gjykues duhet të ketë parasysh edhe zhvillimet jashtë gjykatës. Mund të më dënoni edhe me 101 vjet burg, por asgjë nuk mund të ndalë procesin historik të pavarësimit të Kosovës“. Një konstatim i drejtë, sot gati i bërë realitet.

Njëri nga veprimtarët më të mëdhenj, i burgosuri politik dhe ish zëdhënësi i UÇK-së z. Jakup Krasniqi, në librin e ti “Kthesa e madhe” e botuar në vitin 2006, kishte shkruar për njërin nga takimet më të rëndësishme dhe historike, për takimin e vitit 1993 në Kullën e Jasharajve.

Kulla e Historisë:

“Një takim i një rëndësie të veçantë është mbajtur në Kullën e Jasharëve (Kulla e Historisë), në pranverën e vitit 1993, në të cilin ishin ftuar të merrnin pjesë edhe: Hashim Thaçi e Kadri Veseli, nga veprimtarët legalë ishim unë dhe Elmi Zeka. Elmi Zeka më vonë shkon në Zvicër. Takimi është mbajtur për disa arsye:

– Shënohej kthimi i Adem Jasharit me shokë në Kosovë për të vazhduar rezistencën,
– Për domosdoshmërinë e një angazhimi të të gjithëve për shtrirjen dhe zgjerimin e formacioneve të armatosura, për formimin e një organizimi ushtarak,
– Të bëhej një koordinim më i niveluar në mes klandestines së armatosur dhe veprimtarisë politike ilegale.

Me fjalë të tjera, aty, në Kullën Historike të Jasharëve është marrë vendimi për nevojën e formimit të një organizimi të ri politik dhe ushtarak. Ademi e quante Ushtri e Kosovës, ndërsa më vonë do të pagëzohet me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close