Njëri nga themeluesit e UÇK-së Nait Hasani, në emisionin Personale ka dhënë disa detaje interesante për Gjykatën Speciale dhe akterët politik të Kosovës.
“Këta nuk janë pjesë e asnjë rasti individual, këta janë vetëm si autoritet politik, edhe unë mendoj që tani është koha vetëm të largohen nga skena politike jo për shkak të rasteve, por të largohen nga skena politike janë forma të tilla; izolimit, tëheqja nga politika. Hashim Thaçi nuk akuzohet për asnjë vrasje individuale, Hashim Thaçi akuzohet bashkë me Rexhep Selimin, bashkë me Kadri Veselin e Jakup Krasniqin pse nuk keni ba ndaljen ju të veprimeve, por nuk ka pasë mundësi, fillet kur këta akuzohen, UÇK ka qenë në rritje e zhvillim”.
Ai poashtu foli edhe për Albin Kurtin duke thënë se e ka pasur shok të burgut, e ka vlerësuar ardhjen e tij në këtë post si Kryeministër, por sipas tij ai është zhgënjyer me punën e tij si Kryeministër. Ai ka kritikuar rrethin e tij me të cilin qeverisë. Poashtu, sipas tij ai po e ndjekë në disa forma rrugën e Thaçit.