NASA ka konfirmuar se një asteroid do kalojë shumë afër Tokës me 16 dhjetor.
Asteroidi, me emrin 300 Phaethon, është me diametër 5 kilometra dhe klasifikohet si “potencialisht i rrezikshëm”.
Gjatë kalimit, asteroidi vlerësohet të jetë rreth 6.4 milionë larg planetit tonë- rreth 27 herë distancë sa Toka me Hënën.
Kjo distancë do të jetë më e afërta që ka qenë me Tokën që nga 16 dhjetor 1974, kur ishte rreth 5 milionë kilometra larg.
Në një deklaratë rreth asteroidit, një zëdhënës i NASËS tha: “Me një diamertër prej rreth 5 kilometra, Phaethon është asteroidi i tretë më i madh pranë Tokës i klasifikuar si “potencialisht i rrezikshëm”.
NASA pret që Phaethon të kalojë më afër me Tokën me 16 dhjetor, gjatë së cilës agjencia hapësinore shpreson të marrë imazhe të detajuara të asteroidit.
Zëdhënësi i NASA-s Tha: “Phaethon do të afrohet më afër Tokës me 16 dhjetor këtë vit, kur do të jetë një objektiv i fuqishëm i imazhit të radarëve në Goldstone dhe Arecibo.
“Kjo do të jetë mundësia më e mirë deri më sot për vëzhgimet e radarëve të këtij asteroidi dhe shpresojmë të marrim imazhe të detajuara. Imazhet do të jenë të shkëlqyera të 3D. Kalimi i ardhshëm i tij parashikohet të jetë në vitin 2093”, ka thënë ai.