fbpx
LajmeShëndeti

Naser Ramadani demanton deputetin e VV-së: Nuk është vërtetë se Kosova ka vdekshmërinë më të lartë në botë

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka demantuar deputetin e Vetëvendosjes, Fitim Uka se Kosova është vendi i parë në botë me numrin më të madh të vdekjeve.

Deputeti i Vetëvendosjes duke treguar një raport, ka deklaruar se Kosova rradhitet si vendi i parë për nga numri i vdekjeve dhe i dyti për 1 milionë banorë.

“Në bazë të CDC’së ne jemi vendi  i parë për nga numri i vdekjeve, një raport tjetër e nxjerrë si vendin e dytë në botë për 1 milionë banorë”, tha Uka, transmeton Gazeta Metro.

Ramdani tha se nuk qëndron në asnjë institucion prestigjioz ndërkombëtar se Kosova ka vdekshmërinë më të lartë.

Ai tha se vdekshmëria në Kosovë është më e vogël dy herë deri në katër me vendet si SHBA, Spanja, Britania, Italia, Franca, Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Maqedonia e Veriut.

“Vdekshmëria në Kosovë është më e vogël dy herë deri në katër herë më e vogël se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Spanja, Britania, Italia, Franca, Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Maqedonia e Veriut, të gjitha këto të dhëna janë të dhëna të institucioneve prestigjioze, prandaj nuk po e zbulojmë ujin e nxehtë dhe mos bëni krahasime se janë shumë specifike”, tha Ramadani, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se ky lajm i rrejshëm se Kosova ka vdekshmërinë më të lartë në Kosovë u publikua nga disa portale të rrejshme në Kosovë, ku më pas edhe deputetë të Vetëvendosjes dhe analistë pro VV’së e shpërndan lajmin si të tillë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close