Naser Rugova tregon rrënjët katolike të trungut të familjes Rugova
Anëtari i LDK-së, Naser Rugova kishte postuar në profilin e tij në Facebook, një fotografi të ish presidentit Ibrahim Rugova, dhe një tekst të shkurtër ku shpjegon trungun gjenealogjik të Familjes Rugova nga Cerrca e Istogut, e që me rrënjë thotë se janë nga fshati Malaj i Rugovës.
Lexojeni të plotë postimin e Naser Rugovës në Facebook:
“Duke filluar nga brezi i fëmijëve të brezit tim ka këtë cikël brezash: Djali im Erioni, unë Naser Alia, Ali Rrusti, Rrustë Sadria, Sadri Elezi, Elez Dema, Demë Neziri, Nezir Ibra, Ibër Gjoka, Gjokë Ivani, Ivan Kola, Kolë Mali, Mal Nika, Nikë Deda”, ka shkruar Naser Rugova, që është djali i axhës së ish presidentit Ibrahim Rugova.
Nga sa shihet te këta emra, del se te brezi i gjashtë apo shtatë, familja Rugova, pjesë e së cilës ishte edhe presidenti historik, i përket klerit katolik. /Telegrafi/