Ish-komandanti në Betejën e Koshares, Nasim Haradinaj kishte thënë se nuk qëndrojnë ato që ka thënë Hisen Berisha se sulmet e NATO-s në kazermën e UÇK-së ishin të gabuara.
Haradinaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se në momentin kur NATO ka sulmuar kazermën e marrë nga UÇK-ja në Koshare, agregati nuk ka qenë duke punuar dhe ka qenë i ftoftë akull.
“Kolegun tim që është profesionist [Hisen Berisha], e demanton kjo teori se nxehtësia ka tërhequr bombat e NATO-s”, tha ai.
Përfaqësuesi i OVL UÇK, ka thënë se NATO kur ka sulmuar kazermën në Koshare, e ka ditur se aty është UÇK-ja dhe ai vend ishte nën kontroll të UÇK-së.
“Ne na kanë thënë se kazerma është sulmuar nga NATO, nga një aeroplan francez…Unë mendoj së avioni francez ka goditur kazermën qëllimisht”, kishte thënë Haradinaj.