Epilogu

Natyra Kuçi i drejtohet ashpër qeverisë: Çdo ditë lajme nga kronika e zezë, a po ndodhin në Kosovë?

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se çdo ditë në vend po raportohet për lajme te tilla si vetvrasje, tentim vetevrasje, dhune ne familje e gjendje e rende sociale.

Kuçi thotë se nga ana tjetër çdo ditë po shihen statuse të politikanëve se sot është ditë e mirë për Kosovën dhe se Pandemia është menaxhuar shumë mirë.“E keto raste a po ndodhin ne Kosove, e familjet qe kane mbet me zero te ardhura a jetojne ne Kosove?” shkruan Kuçi në facebook.

Postimi i plotë:Çdo dite lajme te tilla: vetvrasje, tentim vetevrasje, dhune ne familje e gjendje e rende sociale.
Çdo dite statuse te qeveritareve tane: „sot dite e mire per Kosoven, jemi mire me menaxhimin e Covid-19“.E keto raste a po ndodhin ne Kosove, e familjet qe kane mbet me zero te ardhura a jetojne ne Kosove?

Exit mobile version