Ndonëse titulli Papë (Atë) në disa gjuhë shpreh thjesht një udhëheqës të lartë shpirtëror, në origjinal emërton udhëheqësin suprem të Kishës Katolike. Ky titull ishte përdorur zyrtarisht në Vatikan, që nga Papa Sircius e këtej. Sipas Annuario Pontifico, prej Shën Pjetrit deri te Benedikti XVI në Vatikan kanë qëndruar 265 Papë, ndër të cilët pesë janë me origjinë iliro-shqiptare.
Ndër pesë papët prej titullarit ilir, tre janë kanonizuar: Shën Piu I, Shën Lefteri dhe Shën Kaji.
Shën Piu I
Është me origjinë venete, i lindur në Aquilea, me prindër po prej atij qyteti. Sipas Libris Ponteficalis të Duchesne, Piu I ishte vëllai i Hermes, autorit të veprës “Bariu” dhe të dy vëllezërit kishin qenë dikur skllevër. Kjo do të thotë se ata nuk kishin patur qytetarinë romake, e cila nuk u jepej të huajve.
Në fakt, shumica e autorëve shprehen për origjinën venete të tij. Në të vërtetë, prej shumicës së studiuesve venetët konsiderohen një fis ilir. Në ndryshim nga ilirët e tjerë, ata u pushtuan më shpejt dhe iu nënshtruan që herët procesit të romanizimit.
Piu I u bë Papë në vitin 145 dhe qëndroi në fronin e Shën Pjetit, pasardhës i Papës Shën Hygin (136 – 140) dhe pas tij erdhi Papa Shën Anict (155 – 166). Për më shumë hollësi shih Shën Piu I.
Shën Eleutherius (Lefteri 175 – 189)
Është pasuesi i Papës Shën Soter (166 – 175) dhe pas tij erdhi Shën Vicor I (189-199). Qëndroi në fronin papal për 14 vjet rresht. Shën Jeronimi dëshmon se kishte qenë më parë dhjak në shërbim të Papës Anicet, që mendohet si personi që e futi në hierarkinë e lartë të kishës në atë kohë. Nuk vonoi dhe pas 11 vjetëve, kur vdiq Shën Soter, Lefteri bëhet Papë. Është i trembëdhjeti në fronin e Shën Lefteri.
Shën Caius (Kaji 280-296)
Qëndroi në fronin apostolik pothuajse tërësisht në kohën e sundimit të Dioklecianit, të cilin e kishte kushëri. Ishte pasardhës i Shën Eutychen (275-283) dhe pas tij u bë Papë Shën Marcellin (275 – 283) dhe pas tij u bë Papë Shën Marcellin (26-304). Shën Kaji është papa i njëzet e tetë në fronin e Shën Pjetrit.
Vdiq më 22 prill 296 dhe u varros në kishën e Shën Callistus. Për më tepër shih shejtor Shën Kaji.
Gjoni IV (640-642)
Gjoni IV lindi në vitin 580 në Dalmaci. Ishte djali i skolastikut Venatius. Pas vdekjes së papës së Severin (640) brenda vitit dhe qëndrimit vakant të zyrës papale për katër muaj rresht, më 24 dhjetor 640
At i Shenjtë u bë Gjoni IV. Në atë kohë ai ishte arkixhakon i Kishës Romake. Pushtimi i vendit të tij prej sllakëve e detyroi t’u kushtonte kujdes bashkatdhetarëve të vet. Për këtë qëllim dërgoi abatin Martin në Dalmaci dhe Istria me shuma të mëdha parash për blerjen e lirisë së robëve, që ishin zënë prej sllavëve dhe avarëve. Ndonëse nuk mundi të ringrinte kishat e shkatërruara të Dalmacisë, shpëtoi reliket e shenjtorëve më të rëndësishëm të kësaj treve, duke i dërguar në Romë dhe për nder të tyre ndërtoi atje një kishë, që mbijeton ende. Ajo ishte e zbukuruar me mozaikë, në njërin prej të cilëve paraqitet vetë joni, me modelin e kishës në dorën e tij.
Papë Gjon IV mblodhi një sinod për të dënuar monothelimin dhe kompromisin me të përmes një herezie të re të quajtur ecthisis. U bë i shtatëdhjetë e dyti Ipeshkëv i Romës. Pas tij erdhi papë Theodori I (642-649).
Vdiq më 12 tetor 642 dhe u varros në Katedralen e Shën Pjetrit.
Gjon Françesk Albani (Klementi Xi0 (1700 – 1721)
Lindi më 23 korrik 1649 në Urbino. Vinte nga një familje fisnike shqiptare, që pas pushtimit osman të Shqipërisë emigroi në Itali. Gjyshi i tij arriti të mbajë për trembëdhjetë vjet rresht postin e nderuar të senatorit të Romës, ndërsa xhaxhai, Hanibal Albani, një studiues i shquar i kohës ishte Prefekt i Bibliotekës së Vatikanit.
Gjoni u dërgua me aftësi të jashtëzakonshme dhe inteligjencë brilante. Përvetësoi disa gjuhë të huaja, dhe u doktorua në të drejtën kanonike dhe civile. Në moshën 28-vjeçare bëhet prelat dhe ngarkohet me detyrën e guvernatorit në disa qytete: Rieti, Sabina dhe Orvieti.
Kthehet në Vatikan, si vikar i Katedrales së Shën Pjetrit, pastaj për trembëdhjetë vjet ishte sekretar i Zyrës Papnore. Në vitin 1690 u bë kardinal.
Kur ishte vetëm 51 vjeç, gjon Françesku Albani u ngjit në fronin e Atit të Shejtë, me emrin Klementi XI. Tipar karakteristik i tij ishte aftësia e jashtëzakonshme për punën. Ditët e para të pontifikatit vlerësohen si të shkëlyera. Rënësi u kushtoi misioneve ungjillëyuese dh mbrojtëse së të krishterëve në vendet e shtypura.
Klementi XI ishte një shqipëtar i mirë, që ndihmoi me të gjitha mënyrat vendin e tij të origjinës. Me nismën e tij u mbajt Koncili Kombëtar në vitin 1703, ku si detyrë parësore u vu përhapja e gjuhës dhe kulturës shqiptare në masën e gjërë të popullsisë. Gjithashtu, nën kujdesin e Tij u caktua një vend i përvitshëm në kolegjin e Propogandës Fide për djemtë e krahinave të Epirit. Klementi XI ka një meritë shumë të rëndësishme edhe nëngritjen e kolegjit të Shën Mitër Koronës.
Papa shqiptar u shfaq si patron i artit. Ai pasuroi bibliotekën e Vatikanit me shkrim orientale dhe zbulime arkeologjike të katakombeve. Gjithashtu krijoi në Kapitol një Akademi të pikturës dhe skulpturës dhe u interesua për mbrojtjen e veprave artistike.
Nën kujdesin e veçantë të tij u ndërtua kulla e famshme në kishën e Shën Mërisë së Engjëve, Obelisku në sheshin e Panteonit dhe porti në Ripetta mbi lumin Tibe.
Vdiq në vitin 1721 dhe u varros në katedralen e Shën Pjetrit. Nipi i tij, kardinal Hanibal Albani përmblodhi korrespondecën dhe komelitë e tij në një boim në dy volume, të botuara në vitet 1722-1724.