Ish-trajneri i Akademisë së Chelseat dhe Crawley Town, Dermot Drummy ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.
Durmmy, i cili u largua nga klubi i Crawley në maj të këtij viti, ka ndërruar jetë të hënën në mëngjes.
Lajmin për vdekjen e ish-futbollistit të Arsenalit, e bëri të njohur djali i tij Joe.
“Ok, kjo është dita më e vështirë. Për fat të keq babi im vdiq këtë mëngjes. Unë jam krenar për atë dhe për arritjet e tija në të gjitha aspektet e jetës”, ka shkruar Joe në Twitter.
Dermot ishte një mesfushor, dhe përveç Arsenalit ka qenë pjesë e skuadrave si Blackpool, Hendon, Enfield, Ware dhe Albans City.