Epilogu

Ndodhë edhe kjo – Në Istog lejohet të votohet me pasaportë të ish-Jugosllavisë

Procesi i votimit për të parin e Istogut vazhdon të rrjedhë normalisht dhe qytetarët vazhdojnë të votojnë të pa penguar.

Kështu ka bërë të ditur Demokracia në Veprim, e cila përmes ekipeve mobile ka vazhduar të vëzhgojë procesin e rivotimit në Komunën e Istogut.

Përderisa DnV ka njoftuar se është rritur numri i votuesve me asistencë, sipas tyre ka pasur disa raste të cilët janë vërejtur nga ta.

DnV thekson se në tri raste ka vërejtur votim me dokumente të identifikimit të cilat nuk parashihen me Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, siç është certifikata e lindjes e cila nuk ka fotografi të votuesit.

Rast më eklatant, sipas DnV-së, është në Qendrën e Votimit 0623C, në Cerkolez, ku një votues është lejuar të votojë me pasaportë të ish-Jugosllavisë.

Exit mobile version