fbpx
Lajme

Ndryshimi tani ka filluar thotë Kandidati për asamble komunale nga radhët AAK-së

Kandidati për asamble komunale nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Prishtinë, Jahir Morina – Gipa, ka thënë se ndryshimi tani ka filluar me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ndryshimet me Haradinajn kanë nisur në vend.
Jahir Morina – Gipa ka pohuar se akoma as 40 ditë pune nuk janë bërë, e sukseset e Qeverisë Haradinaj janë aq të mëdha sa është problem t’i listosh. “Ndryshimi tani ka filluar. Këto zonja dhe burra po ia sjellin ligjin dhe dinjitetin Prishtinës që i ka munguar dhe qytetarëve të saj. Hero gjithmonë krenar me ty. Haradinaj miraton: Ligjin për Prishtinën; u hiqet akciza për lëndën e parë prodhuesve vendorë; hiqet akciza për blerjet e makinerive në shërbim të prodhueseve vendorë dhe rritjes se kapaciteteve të prodhimit; gjithashtu kryeministri Haradinaj mban premtimin elektoral edhe për rritjen e pagave në sektorin publik nga janari i vitit të ardhshëm të cilën gjë e konfirmon edhe FMN-ja. Akoma as 40 ditë pune nuk janë bërë e sukseset e Qeverisë Haradinaj janë aq të mëdha sa është problem t’i listosh! Punë të mbarë Kryeministër!”, ka shkruar Jahir Morina Gipa, i cili në zgjedhjet lokale të 22 tetorit në listën e AAK-së për asamble mban numrin 11.

 

AMP:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close