Njëri nga themeluesit kryesor të Thaçi UÇK-së z. Hashim Thaçi kishte treguar ekskluzivisht në një intervistë të rrallë për Blendi Fevziun në emisionin Opinion se sa luftëtarë kishte nga viti 1992 e deri tek fillimi i luftës së armatosur.
“Në vitin 1992 nuk kemi qenë më tepër se 15-20 persona, ndërsa në 1997 rreth 200 luftëtarë“.
Pas rënies së Familjes Jashari atëherë UÇK kishte marrë hov të madh dhe mijëra djem e vajza iu kishin bashkangjitur UÇK.
Sami Lushtaku kishte treguar se e ka njohur shumë kohë më parë, por zgjodhi të përmend aksionin e armatosur “Te stacioni” në Drenas.
“Unë e kam njoftë moti Hashim Thaçin, por dua të përmendi aksionin e vitit 92’ ku kemi marrë pjesë bashkë në Drenas “Te stacioni”, ka thënë Lushtaku e në aksion ishte edhe Kadri Veseli shtoi më tutje Lushtaku.
Ndërsa Geci tha se Thaçin e ka njohur shumë kohë më parë pasi ishin edhe një gjeneratë.
“Unë me Hashim Thaçin kemi qenë shokë të gjeneratës, ai ka qenë në drejtimin ‘Kimi-teknologji’. Ai ka qenë anëtar i forumit rinor në kohën kur ademi shkoi në ushtrime Thaçi u bë kryetar, deri në mbledhjen tjetër”, tregoi Geci.
Sami Lushtaku tregoi ekskluzivisht për T7 për njohjen me Hashim Thaçin. Ai tregoi për disa nga aksionet e zhvilluara me të ndaj policisë serbe, por poashtu tregoi se “unë jam njohur shumë herët me Hashimin, ishte student ka qenë me nipin tim, djalin e motrës Adem Dobrën, edhe në Gjimnaz edhe si student, ata ishin një grup i studentëve që herë pas here na kërkuan edhe armët për të kryer aksione, por ne nuk ia kemi dhënë realisht, ishim më të vjetër dhe u kemi thënë nëse keni vendosur të luftoni bëni armët tuaja”.