Lajme
Në AKP punojnë, djali i Hydajet Hysenit dhe Kunata e Rozeta Hajdarit
Pavarësisht se kanë folur vazhdimisht për shtetin e kapur, familjarët e tyre punojnë në institucione publike.
Vazhdimisht, Lëvizja Vetëvendosja ka kritikuar të tjerët duke thënë se shteti është i kapur. Tanimë shtrojnë pyetjen shumë qytetarë, si ka mundësi që u rehatuan familjarët e krerëve të VV-së në institucionet publike, nese shteti ishte i kapur?!
Në rrjetet sociale, në shumë faqe janë publikuar familjarët e zyrtarëve të VV-së të punësuar në institucionet publike.
Djali i deputetit të Vetëvendosjes z. Hydajet Hyseni punon në AKP. Emri i tij është Ylli Kaloshi, ndërsa kunata e Ministres së Tregtisë znj. Rozeta Hajdari punon në AKP. Emri saj është Tereza Hajdari.