Emisioni Blic Interview ka realizuar një dokumentar me titull: Politika në Pandemi, ku janë sjellur detaje nga zhvillimet politike që kanë ndodhur kohëve të fundit, shkruan Gazeta Blic.Në këtë dokumentar, kanë folur akterë të rëndësishëm të partive politike, të cilët i kanë komentuar zhvillimet politike.
Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në këtë dokumentar është shprehur i bindur se ata do ta formojnë qeverinë e re pa shkuar fare në zgjedhje.
Tahiri pret nga Gjykata Kushtetuese që të vendos pro formimit të qeverisë së re me kryeministër Avdullah Hotin.“Presim që Gjykata Kushtetuese të vendos pro formimit të qeverisë së re. Unë jam i bindur që do arrijmë ta formojmë qeverinë e re me Avdullah Hotin Kryeministrin”, ka thënë Besnik Tahiri.