Epilogu

Në këtë orë pritet të publikohen vendimet e PZAP-së për Prishtinën dhe komunat tjera

Sot pritet të bëhen publike vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për komunën e Prishtinës, Prizrenit, Klinës, Istogut, Rahovecit, Kamenicës dhe Shtimes, pasi afati për shqyrtimin e tyre ka përfunduar gjatë ditës së djeshme në ora 15:00.

Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline vet kryesuesi i PZAP-së, Mul Desku i cili ka thënë se pas publikimit subjektet politike kanë afat 24 orë nga marrja e vendimeve që t`i drejtohen Gjykatës Supreme, kurse kjo e fundit brenda 72 orësh duhet të marrë vendim për këto ankesa.

Sipas tij, këto vendime pritet të bëhen publike më së largu në ora 14:00.

“Shpresoj që deri në ora 14:00 do të bëhen publike vendimet”, ka thënë Desku.

Ankesat që janë dërguar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, janë tri nga PDK, tri nga LDK si dhe një nga kandidati i pavarur.

LDK është ankuar për Kamenicën, Istogun dhe Prishtinën, përderisa PDK për Prizrenin, Klinën dhe Rahovecin. Një ankesë në PZAP ka bërë edhe kandidati i pavarur për kryetar të Shtimes, Fatmir Rashiti.

Exit mobile version