Nuredin Lushtaku padyshim që ishte njëri nga miqtë më të afërt të komandantit legjendar Adem Jashari. Dhe për këtë arsye ai do të duhej të ishte më i kujdesshëm në raport me policët e Kosovës.
Po ju sjellim një pjesë nga intervista e tij dhënë para pak vitesh në RTK, ku e demanton fqinjin Bilall Jasharin.
Një nga eprorët e UÇK-së, Nuredin Lushtaku, thotë se Bilall Jashari nuk ka luftuar kurrë përkrah Adem Jasharit.
“asni plum aj ndrru me komandantin legjendar nuk e ka bo asniher, pushken Bilalli e ka marr mas 22 janarit, na i dim pushket qe jau ka jep komandanti lagjes, e ka marr pushken, ka bo roje ni muje dit hiq ma shume, me 5 mars ka kris lufta, Bilall Jashari eshte dale prej lagjes nuk ka bo asni minut lufte”.
Lushtaku e pranon se më 5, 6 e 7 mars nuk ka qenë përkrah Adem Jasharit, por thotë se kontribuoi në një formë tjetër, meqë sipas tij këtë ia kishin imponuar rrethanat. “Nuk osht e vertete qe skemi qene perkrah Adem Jasharit, me 5 mars krejt Drenica e dine qe une kom luftu prej shpise tem, mkan ardh shkjet te shpija, te kishum dit se qka po ndodh tan ishum vendos qitu me 4 mars ja ishum vendos diku tjeter tan bashk, une ta thash qe jom nda mas ores 1 2 të natës qitu me komandantin perkrah komandantit…”.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se Bilalli nuk ka të drejtë të flasë për të bëmat e komandantit, meqë sipas tij, ai dezertoi në luftë.
Një ditë përpara Epopesë së UÇK-së, Bilall Jashari ka thënë se rezistenca e Adem Jasharit më 5, 6 e 7 mars do të zgjaste më shumë se tri ditë, sikur Adem Jashari të përkrahej nga shokët e tij.