Në mesin e të arrestuarve për dallavere me subvencione edhe ish-Sekretari i PDK-së
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas hetimeve disa mujore, në koordinim me Prokurorinë Speciale kanë zhvilluar sot aksion në disa komuna.
Gjatë këtij aksioni u njoftua se 11 persona u arrestuan nën dyshimet për dallavere me subvencione.
Gazeta Insajderi ka mësuar se në mesin e të arrestuarve është edhe ish sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Bruqi.
Bekim Bruqi ishte sekretar i PDK-së me degë në Deçan për mbi 15 vite, por që i njëjti në vitin 2021 kishte dhënë dorëheqje nga pozita e tij.
“Me keqardhje më duhet t’ju njoftoj që kam dhënë dorëheqje nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm të PDK-se Dega në Deçan, si dhe nga të gjitha funksionet tjera brenda PDK-së në Deçan”.
Aryseja pse Bruqi kishte dhënë dorëheqje gjatë 2021 ishin ngjarjet e fundit gjatë asaj kohe në degën e PDK-së në Deçan.
Ku siç e kishte cekur ai në një postim duke thënë si mos angazhim i grupeve të cilat kanë qenë gjithmonë të ledhatuara nga partia, bastardim dhe linçim i figurës time nga personat me pozicione të larta drejtuese brenda partisë bllokim dhe sabotim i drejtpërdrejte i këtyre personave për ta penguar formimin e listës, si dhe shumë arsyeje të tjera e sollën që të marrin këtë veprim.
“Duke u bazuar në ngjarjet e fundit të cilat përshkruan Degën e PDK-së në Deçan , si p.sh: hezitim i plotë dhe i koordinuar i pjesës dërmuese të strukturave që mos bashkohen për kauzën e fitores, mos angazhim i grupeve të cilat kanë qenë gjithmonë të ledhatuara nga partia, bastardim dhe linçim i figurës time nga personat me pozicione të larta drejtuese brenda partisë, bllokim dhe sabotim i drejtpërdrejte i këtyre personave për ta penguar formimin e listës, si dhe shumë arsyeje të tjera më sollën në marrjen e këtij veprimi plotësisht të padëshiruar, mirëpo të imponuar nga rrethanat e krijuara”, kishte shkruar Bekim Bruqi.