Epilogu

Në mesin e të arrestuarve për dallavere me subvencione edhe ish-Sekretari i PDK-së

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas hetimeve disa mujore, në koordinim me Prokurorinë Speciale kanë zhvilluar sot aksion në disa komuna.

Gjatë këtij aksioni u njoftua se 11 persona u arrestuan nën dyshimet për dallavere me subvencione.

Gazeta Insajderi ka mësuar se në mesin e të arrestuarve është edhe ish sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Bruqi.

Bekim Bruqi ishte sekretar i PDK-së me degë në Deçan për mbi 15 vite, por që i njëjti në vitin 2021 kishte dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

“Me keqardhje më duhet t’ju njoftoj që  kam dhënë  dorëheqje nga pozita e  Sekretarit të  Përgjithshëm të PDK-se Dega në Deçan, si dhe nga të gjitha funksionet tjera brenda PDK-së në Deçan”.

Aryseja pse Bruqi kishte dhënë dorëheqje gjatë 2021 ishin ngjarjet e fundit gjatë asaj kohe në degën e PDK-së në Deçan.

Ku siç e kishte cekur ai në një postim duke thënë si mos angazhim i grupeve të cilat kanë qenë gjithmonë të ledhatuara nga partia, bastardim dhe linçim i figurës time nga personat me pozicione të larta drejtuese brenda partisë bllokim dhe sabotim i drejtpërdrejte i këtyre personave për ta penguar formimin e listës, si dhe shumë arsyeje të tjera e sollën që të marrin këtë veprim.

“Duke u bazuar në ngjarjet e fundit të cilat përshkruan Degën e PDK-së në Deçan ,  si p.sh: hezitim i plotë dhe i koordinuar i pjesës dërmuese të strukturave që mos bashkohen për kauzën e fitores, mos angazhim i grupeve të cilat kanë qenë gjithmonë të ledhatuara nga partia,  bastardim dhe linçim i figurës time nga personat me pozicione të larta drejtuese brenda partisë, bllokim dhe sabotim i drejtpërdrejte i këtyre personave për ta penguar formimin e listës, si dhe shumë arsyeje të tjera më sollën në marrjen e këtij veprimi plotësisht të padëshiruar, mirëpo  të imponuar nga rrethanat e krijuara”, kishte shkruar Bekim Bruqi.

Exit mobile version