Epilogu

Në vitin 1990 Anton Çetta i është bashkangjitur pajtimit të gjaqeve, të filluar nga Adem Grabovci me kolegë

Emrush Xhemajli: Historiku i LPK-së i botuar në revistën “Zëri i Kosovës”, në 20-vjetorin e themelimit

Disa data me rëndësi të veprimtarisë dhe të organizimit të LPK-së, në njërën nga to përmendet edhe ish Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së z. Adem Grabovci.

         1990. Aktivistët e LPRK-së ishin organizatorët kryesor në terren për pajtimin e gjaqeve në Kosovë. Më të dalluarit ndër ta ishin Adem Graboci, Hava Shala, Myrvete Dreshaj, Ibish Neziri, Naser Veliu, Nurie Zeka etj.

Adem Grabovci ishte i burgosur politik gjatë viteve 1984-1989 dhe nismëtar i pajtimit të gjaqeve më 1990. Pas ikjes në Zvicër shërbeu si kryetar i Lëvizjes Popullore, Dega në Zvicër dhe anëtarë i kryesisë së Lëvizjes Popullore për diasporë. Është një ndër themeluesit të fondit “Vendlindja Thërret”, një ndër themeluesit e UÇK-së dhe anëtarë i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.



Pjesë nga historia e pajtimit të gjaqeve:

Në vitin 1990 profesor Anton Çetta i është bashkangjitur pajtimit të gjaqeve, të filluar nga të rinjtë studentë, ish të burgosur politikë, Myrvete Dreshaj, Have Shala, Adem Grabovci

Më tej, Grabovci ka treguar se që në fillim të aksionit i kishin ndarë detyra se kush duhet të takohej me intelektualë e kush me qytetarë. Ai ka thënë se gjatë javës grupet e punës identifikonin rastet duke biseduar me ato familje, kurse të shtunave dhe dielave kanë bërë pajtimin e familjarëve, ku iu bashkoheshin profesorëtdhe intelektualët e ndryshëm. “Kemi pasur rast që kur kemi shkuar ta kërkojmë faljen e gjakut, ka ndodhur qënë fillin na i kanë falur plumbat e armës të cilët i kanëruajtur për ta marrë gjakun, pastaj na e kanë shtrirëdorën e pajtimit për ta falur gjakun. Ato kanë qenëçaste jashtëzakonisht emocionuese për ne. Kemi rast qëkanë shkuar grupe të ndryshme të njerëzve për t’i pajtuar, por nuk kanë arritur t’i pajtojnë. Ndërsa, neve na ka kanë pritur krahëhapur. Më kujtohet një loke nëLug të Baranit kur na ka thënë: Ejani pëllumbat e nanës, se juve jam duke ju pritur”, ka thënë Grabovci.

Grabovci pas pajtimit të gjaqeve
Anton Qeta, Adem Grabovci etj…

Si filloi aksioni Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë?

“Nuk janë forcat policore serbe ata që po vrasin demonstruesit në Kosovë. Por, vrasjet po i bëjnë shqiptarët mes vete sipas ligjeve të Kanunit të Lekës”. Ishte kjo deklaratë zyrtare e Beogradit që motivoi rininë shqiptare t’i pajtojë gjaqet e t’ia tregojë botës agresorin e vërtetë.

Është e vërtetë se mijëra familje në Kosovë ishin të hasmëruara dhe kërkon gjak, ata pretendonin se u ishte bërë padrejtësi. E brenda një shteti ku nuk gjen drejtësi, atë duhet ta bësh vetë, përmes grykës së pushkës, kështu besohej atëkohë.

Për gjaqet, historikisht ka pasur lëvizje që inicionin faljen e tyre. Kjo gjë asnjëherë nuk i pëlqeu Beogradit. Ata preferonin që populli ynë të vetëvritej. Rrjedhimisht, kur një familjes shqiptare i vritej sugari, ata mirë e dinin se kush ishte dorasi, por shteti Jugosllav parapëlqente të mos vepronte.

Familja viktimë, meqë shteti nuk i sillte drejtësi, duke mos gjykuar arsyeshëm dhe të verbuar për hakmarrje, shpesh nxjerrin hak vet. Këtë praktikë barbare Beogradi e përdorte për të vrarë shqiptar gjatë demonstratave që mbaheshin anë e kënd Kosovës.

Vetëm brenda katër ditëve, nga 27 janari deri më 31 janar 1990, Policia e Serbisë vrau dhe plagosi mbi 100 demonstrues. Beogradi nuk e pranonte, përkundrazi thoshte se shqiptarët2 po vriten mes vete sepse vëllavrasjen e kanë në gjak. Kjo deklaratë e rrejshme e mërziti dhe zemëroi rininë shqiptare.

Ideorja e aksionit — Have Shala Gërguri, këtë ide e diskutoi me Myrvete Dreshajn, Brahim Dreshajn e Lulëzim Etemajn, derisa po pritnin të largohej një autoblindë në hyrje të Pejës, pastaj për t’u futur në qytet. Për të biseduar lidhur me finalizimin e kësaj ideje, ata u takuan në shtëpinë e Adem Grabovcit, që tanimë ishte bërë pikëtakim për organizimin e demonstratave. Aty, të pestë, studentë dhe ish-të burgosur, hartuan planin për të realizuar Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë.

Exit mobile version