fbpx
Lajme

Nehat Elshani: “Down Syndrome” në Prizren ka nevojë për mbështetjen tonë humane

Kandidati për Asamble Komunale në Prizren nga radhët e PDK-së, Nehat Elshani ka vizituar shoqatën e Down Syndrome në Prizren,

Elshani shprehu interesimin e qij që t’iu ndihmoje atyre, mandej ai edhe i ftoje të tjerët që ta mbështesin këtë shoqatë.

Për me shumë lexoni fjalimin e kandidatit për asamble Komunale në Prizren, Nehat Elshani./Skenari.com/

Nehat Elshani “Down Syndrome” në Prizren ka nevojë për mbështetjen tonë humane

Sot kam vizituar Ata që janë si Ne por sfidojnë vlerat tona njerëzore. Shoqata “Down Syndrome” në Prizren ka shumë nevoja, por më së shumti ka nevojë për mbështetjen tonë humane.

Bashkëndjeva vështirësitë me të cilat përballen Ata, i vlerësova si pjesë tonën të rëndësishme që sprovon përkushtimin e solidaritetin, ose papërgjegjësinë dhe hipokrizinë e politikës.

Jam i vetëdijshëm se ndonjë mund t’më keqkuptojë, ndonjë edhe të më kritikojë, por pavarësisht kësaj dhe nëse zgjedhem kuvendar i Prizrenit, kam vendosur që të ardhurat nga kjo pozitë t’ia ndajë Shoqatës “Down Syndrome”.

E di që është pak, e di që tingëllon si fushatë, por i ftoj miqësisht të gjithë kandidatët e tjerë që ta bëjnë të njëjtin zotim.
Ata kanë nevojë për mbështetjen tonë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close