Gjykimi në rastin e njohur si Bllaca II kishte vazhduar në vitin 2012, kur në cilësinë e dëshmitares, para panelit gjykues është paraqitur nëna e Nazim Bllacës. Për këtë seancë ishte ftuar që të dëshmonte sërish Nazim Bllaca, dëshmitar bashkëpunues i shpallur nga Gjykata. Atë kohë ende nuk dihej se Bllaca ishte agjent i BIA-s serbe.
Nixhare Bllaca, fillimisht u mor në pyetje nga prokurorja e rastit, Emma Rizato, më pastaj edhe nga mbrojtësit e të akuzuarve dhe vetë të akuzuarit. Të pranishëm në gjykim ishin pesë të akuzuarit Sadik Abazi, Driton Hajdari, Bekim Syla, Shaban Syla dhe Shpresim Uka. Ndërsa i akuzuari kryesor, Fahredin Gashi, nuk ishte i pranishëm, për shkak të veçimit të procedurës ndaj tij, për shkaqe shëndetësore.
Avokati mbrojtës, Iliaz Kadolli, e pyeti nëse kishte vërejtur ndonjë shqetësim tek Nazimi, për gjendjen shëndetësore të tij dhe për personalitetin e tij, për ndryshim nga djemtë tjerë të saj. “Ma i qetë e ma i shlirë se Nazimi nuk ka qenë asnjë nga 6 djemtë e mi”, deklaroi ajo, para panelit gjyqësor.
Në pyetjen e mbrojtjes nëse kishte dëgjuar për vrasjen e Ibush Kllokoqi nga djali i saj, dëshmitarja deklaroi qe nuk ka qenë në dijeni dhe për herë të parë kishte dëgjuar në televizion.
Nëna e Nazim Bllacës tregoi se nga paslufta e kishte parë më rrallë djalin e saj. Madje në një periudhe prej dy vitesh, nuk ishte në dijeni fare se ku ndodhej ai. “Ka thënë se ka qenë në Kroaci për 6 vjet, ndërsa unë 2 vjet nuk kam ditë se ku është”.
Nëna e Nazim Bllacës tregoi se nga paslufta e kishte parë më rrallë djalin e saj. Madje në një periudhe prej dy vitesh, nuk ishte në dijeni fare se ku ndodhej ai. “Ka thënë se ka qenë në Kroaci për 6 vjet, ndërsa unë 2 vjet nuk kam ditë se ku është”.“
Më 14 dhjetor 2007 në mbrëmje kam pasur një atak në sistemin nervor. Të nesërmen shkova në një klinikë speciale si ‘Rezonanca’ që ta bëjë një incizim të thellë. Pas rezultateve, zyrtarët e klinikës më rekomanduan që të shkoj te një neuropsikiatër, por thanë se nuk është asgjë tragjike”, tregonte Nazim Bllaca.
Pjesë të shkëputura nga seancat gjyqësore të publikuar në kallxo.com