Epilogu

Nënkoloneli shqiptar: Detaje nga vrasja e Luan Haradinajt, i shkrepi arma në mënyrë të pavullnetshme

Nënkoloneli shqiptar Sokol Poga ka rrëfyer një storie mjaft interesante për ngjarjen e luftës. Ai ishte i përfshirë pothuajse direkt në luftën e UÇK-së. Ai në një emision ka treguar detaje të pathëna edhe për vrasjen e Heroit Luan Haradinaj.

Alush Gradica nga vrasja e Heroit Luan Haradinaj ka problem në të folur. Nuk mund t’i shqiptojë mirë fjalët. Ka pësuar trauma psiqike nga përjetimi i rëndë pas vrasjes. Nënkoloneli shqiptar Sokol Poga ka treguar se kur ka ndëgjuar Alushi se është vrarë Luani i ka rënë të fikët dhe bërtiste pa kontrollë dhe nga ajo ditë ai ka probleme shëndetësore. Shumë luftëtarë, përfshi edhe Luan Haradinajn ishin strehuar në shtëpin e tij në Zonën e Hasit.

Sokol Poga në prani të tij ka treguar se “Pas vrasjes së Luanit shkuam në Tiranë tek kombinati, e takuam Ramushin e ngushëlluam në mënyrën tonë por nuk na la shumë tekst, na porositi që mos të shkruajmë komunikatën në gazetën për vrasjen e Luanit, Ramushi na tha nuk do të hapim të pame as në Gllogjan e as në Zvicër, dhe komunikata për Luanin është dhënë pas 4-5 javësh. Po ta shohësh me syrin profesional, unë këtë kufijë e kam kaluar por edhe dikun tjetër, kur e kalon një kufi, duhet të marrësh masa, komunikatat që i jipte UÇK për aksionet në Kosovë ishin shtuar, vrasja e inspektorëve e aksionet që bëheshin ndaj stacioneve të policisë. Ky kanal Qafa e Mullarëve ishte një kanal i njohur për serbët, sepse hasjanët për të mbijetuar kalonin me naftë e me cigare për të shitur poshtë e lartë. Plus mbajtja sekret u kthye në bumerang, që të gjitha mundësitë që ne t’i përcillnim. Alushi i përcillte përtej anës Mullarëve, atje kemi pasur edhe tjerë njerëz që e zbardhnin terrenin nën maskën e druvarëve e të rojëve të pyjeve, por kjo nuk ndodhi, ajo që duhet cilësuar që është fatale, grupi kaloi rreth 400-500 metrave në tokën matanë, por Luanit të ndjerë i shkrepi arma në mënyrë të pavullnetshme. Kjo bëri që tërhiqte vëmendjen. Grupi nuk ishte i kujdesshëm në kalimin e kufirit. Nuk ishte pritë e organizuar, një pritë e organizuar nuk godet pararojën, ai lejon pararojën të kalojë dhe tenton të kap gjallë gjithë grupin, pamundësi e asgjëson komplet atë. Ne humbën një mik, një vëlla, një punëtor i pandalur, një djalë i rrallë. Këtu kanë ndejtë Hashim Thaçi e Kadri Veseli e shpesh edhe Luani iu bashkangjitke, me dhjetëra herë e kanë kaluar këtë vend e gjithëherë nën shoqërimin e Alushit. Ky i kalonte andej kufinit, sepse këtu dimri është i tmerrshëm vetëm ata që e kanë kaluar e dijnë”.

Exit mobile version