fbpx
Lajme

Nëntë të vdekur dhe 193 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe nëntë pacientë me koronavirus. 5 viktima nga Shkupi, dy nga Kumanova, një nga Tetova dhe një nga Ohri.

Ministria e Shëndetësisë në këtë vend njofton se nga 1391 testime të realizuara gjatë kësaj periudhe 193 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 4482, prej të cilëve 1803 janë shëruar kurse 210 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin tonë ka 2469 raste aktive me koronavirus. Gjithsej nga fillimi i pandemisë janë realizuar 44.82 testime për Covid-19.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close