Epilogu

Nesër caktohet gjyqtari për masën ndaj Klan Kosovës, në short mes dy vetësh edhe motra e Fitore Pacollit

Rasti i pezullimit të certifikatës së Klan Kosovës tashmë është në Gjykatën Komerciale të Prishtinës, aty ku si gjyqtare punon edhe Vlora Pacolli-Rexhepi, motra e Fitore Pacollit, deputete e VV-së. Në fakt, motra e deputetës së VV-së është në short të ngushtë për të marrë në dorë lëndën e Klan Kosovës rreth masës së përkohshme ndaj këtij televizioni.

Siç merr vesh gazeta Nacionale, zonja Pacolli-Rexhepi është në short bashkë me gjyqtarin tjetër Arnis Dumani, për të marrë në dorë çështjen e Klan Kosovës, pasi ky televizion e dërgoi në gjykatë pasi ARBK-ja ia pezulloi përfundimisht certifikatën e biznesit.

Pra gjasat reale janë që çështja e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës të mbetet në duart e motrës së Fitore Pacollit, e cila e ka përkrahur vendimin e ARBK-së. Madje, hiç më larg se sot, deputetja Pacolli shkroi se mediet nuk “duhet të regjistrohen si biznese të Kosovës dhe jo të Serbisë”. Tutje, ajo e citoi edhe një raport të Komisionit Evropian, për të kritikuar mediet kosovare.

“Askush nuk është kundër lirisë së mediave por ato duhet të regjistrohen si biznese të Kosovës dhe jo të Serbisë.

Transparencë rreth pronësisë dhe se nga ku financohen disa media mbetet shqetësuese edhe për Bashkimin Evropian.

Raporti i fundit i Komisionit Evropian për Kosovën ka ngritur shqetësim për mungesën e informacionit mbi strukturat e pronësisë së medias. Në raport theksohet se “mbeten të paqarta dhe shpesh fiktive, pasi shumica e mediave nuk japin informacion mbi financat e tyre apo pronësia reale”.” – shkroi ajo.

Exit mobile version