Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar regjistrimin e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik.
E njëri nga ta është edhe Xhavit Haliti, deputet në Partinë Demokratike të Kosovës.
Haliti ka deklaruar pasuri të paluajtshme mbi 1 milion euro.
Për dallim nga viti i kaluar që kishte deklaruar 9 vetura, këtë herë e ka vetëm një të tipit Land Rover me vlerë 5 mijë euro, si dhe stoli ari duke e përfshirë edhe të bashkëshortes, që kap vlerën plotë 25 mijë euro.
Haliti ka deklaruar para të gatshme të mbajtura në institucione financiare rreth 138 mijë e193 euro.