Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ka zbuluar detaje pas takimit me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të SHBA’ve, John Bolton.
Thaçi ka thënë se nga Bolton’i ka marrë një mbështetje unike dhe të plotë për Kosovën në lidhje me rrugën e saj për zgjidhjen e problemit përfundimtar me Serbinë, ku parashihet sipas tij njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, ndryshimi i Rezolutës 1244 dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Po ashtu presidenti Thaçi ka treguar se ai gjatë kësaj faze në lidhje me arritjen e një zgjidhje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me Shtëpinë e Bardhë dhe presidentin e Amerikës, Donald Trump.
Për të gjithë lexuesit e Gazeta Metro më poshtë keni intervistën e plotë të presidentit Thaçi të dhënë për “INA” nga Amerika.
Zoti President, ju së fundi qëndruat në Nju Jork dhe Uashington. Por ajo që ishte me rëndësi ju patët një takim me kryetarin e Sigurisë Kombëtare, John Bolton, çfarë do të thonit ?
Thaçi : Kam pasur një bisedë të shkëlqyer me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Presidentit amerikan Donald Trump, ambasadorin John Bolton. Një takim ky që për mendimin tim është një mbështjtje unike e plotë. Ishte konstatim i përbashkët se është momenti i duhur dhe historik, të cilin nuk duhet ta humbin Kosova dhe Serbia për arritjen e marrëveshjes përfundimtare që nënkupton njohjen përfundimtare reciproke, ndryshimi i Rezolutës 12/44, anëtarësimin e Kosovës në OKB. Edhe Shtëpia e Bardhë, administrata e presidentit Trump, ambasadori Bolton e theksoi shumë qartë se me zgjidhjen e problemeve ne rajonin e Ballkanit, duke përfshirë edhe përmbylljen e konfliktit një shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, përmes një marrëveshje paqësore, edhe Evropa do jetë më e qetë dhe më e fortë. Ajo që mund të konstatoj është kjo, që Kosova do të koordinohet për të gjitha angazhimet që do të ketë në muajt e ardhshëm për të përmbyllur me sukses procesin e filluar për marrëveshjen historike të paqes e njohjes reciproke Kosovë-Serbi.