Kështu ka deklaruat Cidzhiok Makhardi Ani nga Ambasada e Nigerisë në Beograd, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.
“Nigeria nuk ka ndryshuar pozicionin e saj, kur është fjala për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Shteti nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, ka theksuar ai.
Kurse në faqen zyrtare të MPJ vazhdon të figurojë lista me shtetet që kanë njohur Kosovën, e sipas së cilës shteti i fundit që ka njohur Kosovën është Saint Kitts dhe Nevis më 28 nëntor të vitit 2012.
Aty figurojnë shtete për të cilat nuk kanë arritur kurrë notat verbale, sikurse Nigeria e Uganda.
Që Nigeria dhe Uganda e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, ka thënë asokohe ministri i tanishëm i Punëve të Jashtme Begjet Pacolli, gjatë mandatit të dytë të kryeministrit Hashim Thaçi në vitin 2011- 2012.
Ndërsa nga Ambasada e Ugandës nuk është përgjigjur askush në telefonatat e bëra nga mediet serbe.