Një qytetar me emrin Dukagjin Rozhaja ka denoncuar me anë të një statusi në orët e para të mesnatës një sjellje policore pasi pretendon se është “legjitimuar në kafe për një foto”.
Nuk dihet se çka saktësisht nënkupton “legjitimimi” por z. Rozhaja pretendon se “dy patrolla të policisë” i kishin ardhur në kafeteri pasi i kishte bërë fotografi Gani Thaçit, vëllait të presidentit Hashim Thaçi.
Gani Thaçi nuk është person publik dhe nuk dihen arsyejet dhe qëllimet e fotografistit në fjalë. A ishte duke e përgjuar, survejuar apo përcjellur me urdhër të ndokujt?!
Vet personi në fjalë, pasi kishte rënë në sy për këto sjellje të dyshimta, ka treguar në shkrimin e tij se qëllimi dhe përgjimi i Gani Thaçit nuk ishte qëllim mirë.
Ai ka kërkuar përgjigje për sjelljen e policisë nga kryeministri Kurti, ministri Sveçla dhe drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti.
Rozhaja nuk ka raportuar për sjellje të keqe apo keqtrajtim nga ana e tyre.
“Gani Thaçi është i vëllai i të dyshuarit për krime lufte,” – shton z. Rozhaja.
Nacionale do të provojë të kontaktojë me z. Thaçin për të marrë versionin e tij për ngjarjen.
Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:
Albin Kurti, Xhelal Sveçla, Samedin Mehmeti (tagirati dikush), a është e mundur me ardhë dy (2) patrolla të policisë me më legjitimu në kafe për një foto (nuk ka shenjë që nuk bon me fotografu) në bazë të paraqitjes së gani thaqit (qëllimisht me të vogla)?
Si QYTETAR (se jam) kërkoj përgjegjë prej jush!
edhe fundi fundit kush n’k.. osht ky …
PS
ganu thaqi o vëllau i të dyshyarit për krime lufte.
Dhe me urdhër të cilit erdhi policia dhe çfarë faktori është g.th