Feim Kelmendi, është emëruar nga Bordi i Telekomit njeriu kryesor për Financa dhe Thesar në në këtë ndërmarrje publike.
Ai nga sot mban pozitën e ushtruesit të detyrës së Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit në këtë kompani publike.
Por kush është Feim Kelmendi që me vota unanime të Bordit të Telekomit u emëruar në këtë pozitë.
Në profilin e tij në Facebook, Kelmendi shihet se është një përkrahës i madh i Lëvizjes Vetëvendosje.
Madje ai ka fotografi edhe me zëvendës kryeminsitrin e parë Besnik Bislimi.
E, në disa fotografi të tjera në profilin e tij shihen edhe llogoja dhe numri i Lëvizjes Vetëvendosje që kishte mbajtur në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kelmendi të njëjtën pozitë e kishte mbajtur edhe gjatë Qeverisë Kurti 1, por me rrëzimin e qeverisë atë kohë, ai kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për t`u emëruar sërish në këtë pozitë në Qeverinë Kurti 2 .
Në një postim të tij që mban datën 26 tetor të vitit të kaluar, ai akuzon Qeverinë Hoti dhe Devollët për shkatërrimin e Telekomit.
“Ne mesin e muajt korrik 2020 Grupi Kriminal Devolli bllokoi paparalajmerim llogarite bankare te Telekomit, Bordi i aktual atekohe i sapo emeruar nga Qeveria Hoti, u mundua qe ta njollos menaxhmentin e asaj kohe, konkretisht Kryeshefin Ekzekutiv dhe mua si ish-Drejtor Financiar per gjoja “neglizhence ekstreme” se paskemi mbajtur qellimisht parate ne llogarite bankare te Telekomit ne menyre qe te grabiten nga kriminelet e grupit Devolli”, kishte shkruar Kelmendi.
Postimi i tij i plotë që mban datën 26 tetor 2020
Cka te themi tash kur e njejta gje ndodh?
Une nuk i akuzoje dhe nuk kam asnje dyshim qe menaxhmenti aktual qellimisht i ka mbajtur parate ne llogari bankare, sepse parate e kompanive pervec se ne banke nuk kan se ku te mbahen tjeter.
Konstatimet paushalle te Bordit kundrejt nesh ne ate kohe jane bere qellimisht duke njohur karakterin tone dhe ndjenjen e pergjegjesise se qofte vetem nese dukemi ne syte e dikujt pergjegjes per nje veprim ose mosveprim te caktuar nuk na mban ndergjegjja te mbajme me ato pozita u detyruam te japim doreheqje edhe pse angazhimi, perpjektet dhe perkushtimi yne maksimal qe sadopak gjendja ne Telekom te permiresohet kan qene me te sinqertat qe mund te kete dikush.
Situata e Telekomit me kriminelet e Devolli aktualisht eshte sikur situata e bretkoses ne gojen e gjarperit kur vetem ndonje goditje e gjarperit nga ndonje force te jashtme mund ta shpetoje bretkosen.