Ndarja e pajisjeve në palestër me të tjerët do të thotë se është e mundshme që ju të vini në kontakt me shumë mikrobe gjatë kësaj periudhe.
Ndonëse mund të jeni një person i ndërgjegjshëm, duke pastruar pajisjet para dhe pas përdorimit, shokët e tjerë të palestrës nuk e bëjnë këtë gjë, duke e kthyer hapësirën e stërvitjes në një terren të vërtetë bakteresh, thotë një studim i ri.
Studimi mblodhi mostra nga 27 pajisje të ndryshme në tre palestra të ndryshme për të krijuar një ide se në sa mikrobe mund të hasni kur prekni disa nga pajisjet më të zakonshme.
Nga kampionët e mbledhura zbuluan se biçikleta e stërvitjes, dhe zonat e peshës janë të gjita të ngopura me mikrobet- mesatarisht më shumë se një milion për inç katror.
Megjithëse mund të ketë tendencë të mendosh që ekspozimi ndaj bakterieve mund të ndihmojë në nxitjen e sistemit imunitar, mikrobet që mund të hasni gjatë ushtrimeve mund të çojnë në një varg sëmundjesh dhe infeksioneve të lëkurës.
Hulumtimi tregoi se 70 për qind e baktereve u gjetën potencialisht të dëmshme, dhe në disa raste mikrobet ishin rezistente ndaj antibiotikëve.
Kjo i bie se aty ka 362 herë më shumë baktere se sa në një tualet publik.