Nuk ishte vetëm Faik Fazliu, në djegien e Flamurit të Dardanisë ka marrë pjesë edhe Smajl Latifi kryetar i Rahovecit
Botapress, 8 Qershor – Arrestimi i ish-kreut të OV të UÇK-së, Faik Fazliut, përveÇ debateve të ashpra e me fjalor të ulët e ofendues mes Fazliut dhe bashkëshortit të ministres Albulena Haxhiu, ka rikthyer në kujtesë edhe aktin e djegies së Flamurit të Dardanisë, apo të Presidentit Ibrahim Rugova, më 28 Nëntor të vitit 2005, shkruan Botapress.
Nje zgjidhje pak e ditur per te eleminuar variçet
VARYDEX
Flamuri i Presidentit Ibrahim Rugova ishte vendosur anembanë kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës nga ish-kryetari Ismet Beqiri. Por drejtuesit e atëhershëm të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në krye me Faik Fazliun, i hoqën flamujt e Dardanisë dhe para selisë së organizatës së tyre ua vunë flakën këtyre flamujve.
Por a ishte vetëm Faik Fazliu organizator dhe pjesëmarrës i këtij akti vandal të djegies së flamurit të Dardanisë?
Një video që po qarkullon në Youtube, shihet duke e djegur këtë flamur dhe duke dhënë deklaratë afirmative për djegien e Flamurit të Dardanisë edhe kryetari aktualk i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, atëbotë anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së.
Nuk dihet nëse a ka ndërruar mendje apo edhe sot qëndron prapa këtij veprimi, Smajl Latifi, kryetar i Komunës së Rahovecit, shkruan Botapress.