fbpx
Lajme

OBSH paralajmëron Evropën: Është koha për t’u përgatitur, e jo për të festuar – ekziston mundësia e valës së dytë të COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar Evropën për valën e dytë të coronavirusit.

Sipas kësaj organizate, vendet evropiane do të duhej të bëheshin gati për valën e dytë vdekjeprurës të infeksionit nga COVID-19, transmeton Telegrafi.

Tani është koha për “përgatitje e jo për festime”, ka thënë për të përditshmen britanike Telegraph, drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge.

Ai reagoi ndaj zbutjes së masave ndaj pandemisë së coronavirusit në disa vende. Kluge shfaqi brengën për mundësinë e “valës së dytë të infeksioneve që mund të dyfishojë” numrin e të prekurve.

“Në këtë rast, do të mund të kemi valën e dytë të COVID-19 si dhe gripin sezonal. Shumë fëmijë nuk janë vaksinuar”, ka paralajmëruar Kluge duke shtuar se “vendet evropiane do të duhej që këtë kohë ta shfrytëzojnë për forcimin e sistemit shëndetësor” duke zgjeruar kapacitetet e spitaleve.

Kujtojmë që numri i të prekurve me coronavirus është zvogëluar në vendet si Britania e Madhe, Franca dhe Italia, por kjo për Klugen nuk do të thotë se pandemisë po i vie fundi. 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close