Rezoluta që refuzon vendimin e presidentit amerikan Donalt Trump, për Jerusalemin, u miratua në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me 128 vota pro dhe nëntë kundër.
Me këtë rezolutë refuzohet vendimi i SHBA-ve për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, e duke e cilësuar këtë vendim si kërcënim për paqen, transmeton Telegrafi.

Pos shteteve që votuan pro dhe kundër, 35 tjera abstenuan.
Vendimin e kritikoi ambasadori ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley.
“Do ta mbajmë mend kur do të kërkohet nga ne të japim kontributin më të madh për OKB dhe do ta kujtojmë kur shumë shtete do të presin nga ne të paguajmë më shumë dhe të përdorin ndikimin tonë për përfitimin e tyre”, ka thënë ajo.
Haley shtoi se pavarësisht vendimit, Ambasada amerikane në Izrael do të zhvendoset në Jerusalem.
“Asnjë votë në OKB nuk do të ndryshojë këtë”, shtoi ajo. “Por, kjo votë do të ketë ndikim se si amerikanët e shohin OKB-në dhe shtetet që nuk na respektojnë në OKB. Kjo votë do të mbahet mend”. /Telegrafi/