Epilogu

Olluri: Berat Lahu s’mundet me i ndihmu sot demokracisë në VV, është në burg

Gazetari Parim Olluri duke ironizuar ka thënë se dhëndri i Liburn Aliut, Berat Lahu që është paraburgosur javën e kaluar, nuk do të mund t’i ndihmojë në zhvillimin e demokracisë në Vetëvendosje.

Olluri këtë status e ka lidhur me zgjedhjet e brendshme që po mbahen në Vetëvendosje, ku në garë për të parin e partisë është veç Albin Kurti.

Berat Lahu s’mundet me i ndihmu sot demokracise ne VV. Eshte pak nxane njeri. Eshte ne burg. Shpresoj qe Kurti do te rizgjidhet edhe pa ndihmen e zoteri Lahut.”, ka shkruar ai.

Anëtarë të VV-së po votojnë sot për të zgjedhur strukturat e reja udhëheqëse.

Exit mobile version