Para, dy ditësh u publikua një video teksa shihej një ushtar italian duke i kërkuar kërkuar policit të Kosovës që të largojë veturën zyrtare nga Ura e Ibrit.
Por, që Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, kishte deklaruar se policia është larguar pasi që ushtari italian shprehu dëshirën që të shkrepë disa fotografi të karabinerëve.
Lidhur me këtë, ka reaguar gazetari Parim Olluri, i cili ka ironizuar duke thënë se a mundet Elshani të tregoj se a ka përfunduar KFOR fotosesionin.
“Le te na kallezon Veton Elshani a e kryjti KFOR’i fotosesionin? A munden tash veturat e Policise se Kosoves me u parku mbi ure?”, ka shkruar Olluri në “Facebook”.