E ashtuquajtura organizata “Syri i Popullit” është rikthyer sërish. Ishte kjo organizatë që bëri listën për vrasjen e shumë politikanëve në Kosovë, përfshirë Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Por, tash ajo rikthehet me një komunikatë të dërguar për media, në të cilën thotë se janë duke i përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit në Vetëvendosje, kështu duke i dalë në krahë Albin Kurtit dhe duke sulmuar puçistët e VV’së.
Duke i komentuar zhvillimet e fundit në Vetëvendosje, e ashqutuejtura “Syri i Populli” kanë thënë se qëndrojnë prapa Albin Kurtit dhe përmes kësaj komunikate të dërguar për media ata sulmojnë puçistët e Vetëvendosjes.
Kjo është komunikata e plotë:
Organizata “Syri i Popullit” me vemendje po i percjell zhvillimet brenda Levizjes Vetevendosje, me të cilen jo veq qe kemi bindje politike te njejta, po edhe kauzë te përbashket për bashkimin e vëllezërve e motrave tona të përhumbuna gjithandej botes se civilizune.
Edhe pse Vetevendosje ka ba shume gabime, tu e lanë në mëshiren e shpirtshitunve edhe ideologun e saj, Sadri Ramabaja, qe pa drejte po mbahet ne burg, na i qendrojme prapa levizjes se Albin Kurtit dhe krahut te tij, sepse kurrenihere nuk i kane braktisur idealet patriotike. Organizata jone kombetare ban thirrje te bashkeveprimtaret e vet ne Levizjen Vetevendosje qe te mos dorezohen para shantazheve te atyne qe veq emnat i kane dardana e dukagjina, se veprimet gjithmon i kane pas qellimkqija per lëvizjen.
Na mbesim me shpresen se partia e zemres e gjithe shqiptarise nuk do dorezohet para atyne qe ne politike jane vetem per ta zhvatur popullin.
Zedhenesi i Organizates “Syri i Populit”