fbpx
Lajme

Osmani: Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Qeveria

Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme ka miratuar një rezolutë të propozuar nga dy partitë e koalicionit, lidhur me dialogun me Serbinë, ku thuhet se Qeveria e Kosovës është institucioni që ka mandatin që të udhëheqë bisedimet politike me Serbinë.

Rezoluta e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, u votua në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit të thirrur për buxhetin, pa praninë e opozitës.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë sot, përmes një postimi në Twitter, se me rezolutën e miratuar askush nuk mund të negociojë integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Kushtetuta jonë ishte e qartë – por edhe tani – ky është vullneti politik i Parlamentit të Kosovës i shprehur në një votim mbrëmë. Dialogu me Republikën e Serbisë do të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës. Askush nuk mund të negociojë integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Osmani, e cila ia postimit ia ka bashkangjitur tekstin e rezolutës së miratuar.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close