Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se asnjëherë nuk e ka mohuar ekzistencën e dokumentit franko-gjerman.
Në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, ajo tha se kjo iniciativë do t’i shpjegohet lidershipit të Kosovës më në detaje gjatë javëve dhe muajve në vijim.
“Do të ketë takime të institucioneve të Republikës së Kosovës, natyrisht nën udhëheqjen e BE-së, edhe me palën gjermane dhe palën franceze në mënyrë që detajet e kësaj iniciative që ka për qëllim intensifikimin e procesit të dialogut, ka për qëllim paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, të shpjegohen më në detaje. Sapo të merren të gjitha përgjigjet, natyrisht që ato përgjigje do t’i shpalosim para qytetarëve tanë”, tha e para e shtetit, njofton Klankosova.tv.