Osmani ushtarëve të FSK-së: Jeni sinonim i shtetësisë, po e vulosni fatin e Kosovës
Presidentja e vendit Vjosa Osmani, tha se për të është ndjenjë e veçantë që Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në ushtrimin ushtarak “Defender Europe 21”.
Këto komente Osmani i bëri pasi bashkë me kryeministrin Albin Kurti, inspektuan këtë ushtrim në Gjakovë.
“Në këtë ditë të veçantë në emër të forcave tona të iu shpreh mirënjohjen time e të popullit të Kosovës për shërbimin tuaj të jashtëzakonshëm ndaj atdheut tonë. Po kështu dua edhe gëzimin e pamasë që po e shoh sot të jetësuar ëndrrën e secilit ushtarak e secilit qytetar të Kosovës të cilët kanë pritur për dhjetvjetësha të tërë që ta shohin një ditë ushtrinë e tyre përkrah aleatëve tanë strategjik madje duke ndërvepruar me ta e duke marrë vlerësimin e tyre”.
“Sot duke demonstruar profesionalizmin tuaj së bashku me ShBA-në ju po e bëni krenar secilin nga ta. Por në këtë ditë të veçantë duhet të shprehim falënderim ndaj ushtrisë amerikane. Ne duam prandaj që ta themi kumbueshëm se përtej lumturisë që na e sjell demonstrimi ushtarak është e paluhatshme”.
“Njëzet e dy vjet më parë gra e burra u rreshtuan në emblemën e UÇK-së dhe dëshmuan këmbënguljen tonë për ta fituar lirinë dhe u përballën me egërsinë e një regjimi. Por e patën guximin për të qëndruar në kauzën e lirisë. Sot pas 22 vjetësh të veshur me idealin e sigurimit të paqes i kemi lidhur qëllimet tona me ShBA për ta siguruar lirinë dhe garantuar atë. Ne kemi pasur qëllim mbrojtjen e atdheut tonë”.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është sinonim i shtetësisë tonë. Sot kur ju po e demonstroni këtë aleancë po e vulosni edhe fatin tonë. Ndërkohë që pjesëtarë tuaj sot janë pjesë e misioneve paqeruajtës. Për shërbimin tuaj do të mbaheni mend nesër e përgjithmonë”.