Epilogu

“Pa veteranët, VV-ja sapo e kaloi ligjin për të cilin ishte koordinuar me Radojiçiqin e Simiqin”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për pagën minimale.

Ajo ka thënë se Lëvizja Verëvendosje të enjten e miratoi në Kuvend, Ligjin për pagën minimale, për të cilin sipas saj, ishte koordinuar më parë me kriminelin Milan Radojiçiq dhe ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se edhe pse paga minimale tani e tutje është 264 euro, pensioni i veteranëve mbetet 170 euro.

“Efekti i Aferës Zdravo, veteranët mbesin pa rritje të pensionit. Pas krejt asaj që ndodhi sot në Kuvend, Vetëvendosje sapo e kaloj Ligjin për Pagën Minimale, Ligj për të cilin më herët ishin koordinuar me Radoiçiqin dhe Simiqin. I përjashtuan veteranët e UÇK-së. Tash e tutja paga minimale është 264 euro e pensioni i veteranit mbetet VEÇ 170 euro”, ka shkruar ajo.

Exit mobile version