Pa votat e minoriteteve, Shaqir Totaj del i pari në Komunën e Prizrenit
Mbështetur në votat e subjekteve bazë, përjashtuar votat e subjekteve në koalicion, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës në Prizren, Shaqir Totaj ka marrë më shumë vota se sa kandidati i Vetëvendosjes, Mytaher Hasuka, që mban postin e kryetarit aktual të komunës, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Haskuka e Totaj do të përballen në balotazh, më 14 nëntor, kur edhe do të përcaktohet kryetari i ri.
Mbështetur në rezultatet e publikuara nga KQZ-ja, nga numërimi i 97% të votave, apo 214 vendvotimeve, del kjo gjendje sa i përket votave: Haskuka – 23. 504 vota apo 40.43%, Shaqir Totaj -18. 078 vota apo 31. 10%.
Pra, nëse heqim koalicionet apo subjektet që nuk kanë pasur kandidatë për kryetarë nga komunitetet (boshnjake, turke dhe RAE), Totaj ka marrë 1.072 vota më shumë se Haskuka.
Në fakt, LV-ja ka pasur koalicion me partinë turke YENİLİKÇİ TÜRK HAREKET PARTİSİ – YTHP (të Ertan Simitçiut), pastaj partitë boshnjake VAKAT, SDU, si dhe partitë e komunitetit RAE: LPRK dhe PREBK.
Në total partitë e përmendura kanë marrë 6.498 vota. Besohet që këta votues, po ashtu kanë votuar për kryetar, kandidatin e LV-së, Haskukën.
Ndërkaq, Partia NDS e Emilia Rexhepit ka garuar me kandidatin e saj për kryetar, Qemajl Smailin, i cili ka marrë 1.687 vota.
Sipas partive të komuniteteve për Kuvendin Komunal, kjo është gjendja e votave: