Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, është shprehur e bindur se subjekti politik që e përfaqëson do t’i fitojë mbi 50 për-qind të votave nëse vendi shkon në zgjedhje.
Sipas saj, është kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ai i cili shpreson se VV nuk do ta fitojë këtë përqindje të votave, njofton Klan Kosova.
“Veseli beson që VV-në nuk mundet me e ndalë, por shpreson që ajo nuk do t’i marrë mbi 50% dhe mundet me u bë ai pastaj kryeministër”.