Pacolli me akuza të rënda ndaj opozitës: Po përkrahin Zajednicën që po e kërkon Vuçiqi
Deputetja e VV-së Fitores Pacolli ka drejtuar akuza të rënda në drejtim të partive opozitare.
Ajo ka thënë se subjektet opozitare po dëshirojnë formimin e një Zajednice, të cilen po e kërkon presidenti i Serbisë, Aleksader Vuçiq.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ky lloj i Asociacionit nuk do të bëhet.
“Zajednica, qysh po e kërkon Vuçiqi e po e përkrah opozita, nuk do të bëhet”, ka shkruar Pacolli.
Kjo është një akuzë e rëndë që Pacolli bën ndaj partive opozitare. Këto ë fundit vazhdimisht kanë kërkuar qe Asociacioni të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, ndërsa presidenti serb ka kërkuar që Asociacioni të këtë kompetenca ekzekutive.
Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka pranuar formimin e Asociacionit, por me disa kushte.
Para deputetëve, ai ka prezantuar gjashtë kushte. Kushti kryesor ishte që Asociacionit të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.