Pacolli: U shantazhova dhe kërcënova nga “Ushtria e VV-së”
Deputeti Behgjet Pacolli ka shpërthyer me akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se “ushtria e VV” e kërcënuan dhe shantazhuan përmes rrjeteve sociale
Ai ka treguar edhe njëherë se çfarë ndodhi ditën kur deshi të vijë në Kosovë.
“Unë kam kërkuar leje por në atë kohë kur e kërkova unë nuk mu dha. U anulua dhe ka qenë e pabazë. Si arsyetim kemi marrë një përgjigje nga autoritetet e Aviacionit në Kosovë se duhet një leje tjetër. Në lejen e dytë më kanë sugjeruar që të mos ateroi në Kosovë”, tha ai.
Pacolli ka thënë se deklarata e tij për sulm terrorist nuk i është drejtuar institucioneve, por për disa zyrtarëve të sajë.
“Deklarata ime ka pasur të bëjë me disa njerëz në institucione, e jo për institucionet. Nëse mua një kryeministër imi të më thërret në ora 12 ta natës dhe të ballafaqohem me të, ministrin e Punëve të Brendshme dhe drejtorin e Policisë. Më kërcënuan përmes komenteve ne rrjetet sociale ‘ushtria e VV’, duke më shantazhuar.