fbpx
Lajme

Pafytyrësia e Kurtit, të gjitha kriteret u plotësuan në 2018, shkaku i gazit të tij ishte bllokuar procesi i liberalizimit të vizave

“Nuk e premtuam, por e realizuam. Liberalizimi i vizave u jetësua sot”, kështu provoi t’i marr meritat për liberalizimin e vizave gjatë ditës së sotme, Albin Kurti.

Por, Bashkimi Europian e kishte konfirmuar se të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave ishin plotësuar në vitin 2018.

Përpos BE-së, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani e kishin konfirmuar se kriteret për vizat ishin plotësuar në vitin 2018.

Christian Wigang, zëdhënës i Komisionit Evropian ka treguar në një konferencë për media se të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave Kosova i kishte përmbushur në vitin 2018.

Arsyeja se përse ishte vonuar liberalizimi i vizave ishte pikërisht Albin Kurti i cili me gazin lotsjellës kishte vendosur t’i bllokojë shumë procese e kështu edhe liberalizimin e vizave. Po i njëjti, Albin Kurti para 1 viti kishte deklaruar se procesi i vizave nuk varet nga ai sepse Kosova i kishte plotësuar kriteret në vitin 2018.

VIDEO me fakte për liberalizimin e vizave:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close