fbpx
Lajme

Pak ditë para se të nisej në Hagë, Veseli takoi Gradicën që pësoi trauma nga vrasja e Luan Haradinajt

Kryetari i PDK-së z. Kadri Veseli, pak ditë para se të nisej në Hagë, shkoi dhe i vizitoi bazat e para të UCK-së dhe njeriu që bëri shumë punë dhe sakrificë për luftën dhe lirinë e Kosovës. Alushi bashkë me bashkëshorten e tij kanë kontribuar në bartjen e armatimit dhe strehimin e liderëve të UCK-së.

Alush Gradica nga vrasja e Heroit Luan Haradinaj ka problem në të folur. Nuk mund t’i shqiptojë mirë fjalët. Ka pësuar trauma psiqike nga përjetimi i rëndë pas vrasjes. Nënkoloneli shqiptar Sokol Poga ka treguar se kur ka ndëgjuar Alushi se është vrarë Luani i ka rënë të fikët dhe bërtiste pa kontrollë dhe nga ajo ditë ai ka probleme shëndetësore.

Sokol Poga tregon se Alush Xhem Gradica, i cili është poseduesi i bazes se parë të UCK-së në Vlahen–Has, e ngritur nga ana jone, bashke me Luan Haradinaj, në mars te vitit 1997, me porosi te anetarit te SH.P. te UKÇ-se, z.Xhavit Haliti. Luani dhe shume antare te Sh.P., si Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Nuri Behxheti (Hoxha) etj, kane qendruar aty, dhe është Alushi ai që i ka percjelle të shumtën e herës matane kufirit. Familja tij ka qenë vijimisht e rrezikuar nga materialet rezik shpërthimi që deponoheshin atje, perfshi edhe dy dhomat e gjumit. Pas renies se Luanit, ne 6 Maj te 97-es, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj erdhen mbas dy jave dhe moren ne dorezim materialet që ishin grumbulluar deri atëherë në këtë bazë.

Alushi, deri ne fund te 99-ës, ishte aktivë, duke mbetur baza më e madhe në Has. Ai percolli me dhejtra grupe luftaresh ne Kosove prej fillimit te vitit 1997, ndersa ne vitin 1999, me nje grup prej 60 vetesh, te cilet bene nje pushim ne shtepine e Isuf Gashit, “Baces“, në Rahovec, dhe më pas vijuan për në Drenicë. Ne kete grup ishte edhe H.Thaçi. Sot, Alushi eshte i semure psikik, dhe kjo vetem per faktin se pesoi traum kur u vra Luani, me grupin prej 10 vetesh te kryesuar nga Fehmi Lladrovci. Ky grup në kete bazë u armatos. Dhe jemi duke pergatitur pllakatën per ta bërë objekt muzeal të asaj lufte.

Me ish Presidentin e Kosoves, z. Hashim, qe e njeh personalisht, kemi biseduar per të mundesuar kurimin e tij në ndonje klinike te specializuar. Por, cuditerisht, tani del nje dorë, qe e nxjerr mashtrues kete kontribues të luftës. Verifikojeni kete fakt, zoterinje te Prokurorisë.

VIDEO EMOCIONUESE: https://www.youtube.com/watch?v=BFY7QC25q0E MIN 30

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close